Me depërtimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i ftohtë e me ngrica.
Moti sot në Kosovë do të mbajë i ftohtë e me ngrica, gjatë ditës me vranësira kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 1 °C.
Dita e martë parashihet të jetë me mot të ftohtë, vranësira e vende-vende me reshje të lehta bore. Temperaturat do të luhatën prej -1 deri në 1 °C.
Ftohtë e me ngrica, ditën vranët e mundësi për fjolla bore do të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 0 °C./Motilokal.com
