Reshje bore, Ministria e Infrastrukturës tregon për gjendjen e rrugëve në Kosovë

Reshje bore, Ministria e Infrastrukturës tregon për gjendjen e rrugëve në Kosovë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) përmes një komunikate ka njoftuar se pas reshjeve të borës dhe shiut, gjendja në rrugët e Kosovës është e mirë.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme përpos ne viset malore, ku apelohet të vozitet  me kujdes të shtuar.

“Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve. Edhe rrugët malore: Kullë, Bogë, Bajgorë dhe rrugët tjera janë të hapura. Kërkojmë nga ana e vozitësve që te respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e MMPHI-së./Motilokal.com