Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në Shqipëri

Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në Shqipëri

Shqipëria në ditët e fundit është përfshirë nga moti i ligë me reshje të dendura shiu e bore duke sjellë probleme në disa qarqe.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se fatmirësisht duket se mëngjesi i sotëm ka nisur me kushte të përmirësuara atmosferike ku në jug dhe në rajonin qendror reshjet kanë pushuar.

Ndërkohë po punohet për pastrimin e rrugëve dhe për hedhjen e kripës në ato segmente ku ka prezencë të borës.

“Në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore. Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore“, thuhet në postimin e ARRSH./Motilokal.com

May be an image of outdoors

May be an image of outdoors and text that says '12 Dec 2021, 6:33:21 AM'

May be an image of road and snow

May be an image of road and snow

May be an image of nature and road