Këto janë akset rrugore ku ka rënie gurësh në Shqipëri

Këto janë akset rrugore ku ka rënie gurësh në Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet në Gramsh-Kodovjat, në Qesarat, tek arrat në Lazarat dhe në Qafë Muzinë, në Qafë-Thanë ka rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.

“Menjëherë grupet e punës po punojnë për pastrimin e këtyre akseve duke vendosur edhe sinjalistikën provizore”, bën të ditur ARRSH-ja.

Sipas ARRSH-së, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në ditët me reshje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë./Motilokal.com

May be an image of 5 people and road

May be an image of 2 people and road

May be an image of 2 people and road

May be an image of 3 people and road

May be an image of outdoors