Reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin, ARRSH: Të gjitha rrugët të hapura

Reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin, ARRSH: Të gjitha rrugët të hapura

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit.

Më tej ARRSH njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.

Ndërkohë mësohet se nuk ka probleme me qarkullimin, por sërish u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes./Motilokal.com

May be an image of 1 person and road

May be an image of sky, road and nature

May be an image of outdoors

May be an image of nature, snow, road, sky and tree

May be an image of nature, snow and road

May be an image of nature, snow, tree, road and sky

May be an image of nature, snow, road and tree

May be an image of outdoors