Njihuni me surprizat e motit për sot dhe fundjavë në Kosovë

Njihuni me surprizat e motit për sot dhe fundjavë në Kosovë

Moti në Kosovë vijon të jetë nën ndikimin e masave të ajrit të paqëndrueshëm.

Sot do të mbajë mot me vranësira dhe vende-vende me riga shiu kryesisht në perëndim të vendit dhe juglindje. Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 800 metra reshjet do të jenë në formë dëbore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 0 deri në 7 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira e reshje shiu, pasdite të përziera me borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 5 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira e reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 1 °C./Motilokal.com