Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit-Sizmiciteti (IGJEUM) ka paralajmëruar për reshje shiu me intensitet të lartë gjatë pasdites së sotme deri ditën e shtunë.
Sipas IGJEUM, reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, por do të vërehet një intensitet më i lartë në qarkun e Vlorë, ku është rritur rreziku për përmbytje për shkak të fryrjes së lumit Vjosa.
“Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve”, paralajmëron IGJEUM./Motilokal.com
