Era e fortë në Vlorë, trageti me 129 pasagjerë mbetet në det të hapur

Era e fortë në Vlorë, trageti me 129 pasagjerë mbetet në det të hapur

Që nga mëngjesi era e fortë vijon të mbajë të bllokuar 118 pasagjerë në tragetin e linjës Vlorë Brindisi.

Era e fortë dhe stuhia e kanë bërë të pamundur afrimin e tragetit në kalatat e portit të Vlorës, për të bërë të mundur zbritjen e pasagjerëve.

Pritet të tentohet pas orës 16:00 për zbritjen e pasagjerëve  por situata mbetet ende  e vështirë. Për shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit./Motilokal.com