MMPHI apel ngasësve të automjeteve: Respektoni rregullat e komunikacionit rrugor

MMPHI apel ngasësve të automjeteve: Respektoni rregullat e komunikacionit rrugor

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.

Në njoftimin e MMPHI-së theksohet se kjo thirrje bëhet tani për të gjithë drejtuesit e automjeteve, për shkak të kushteve atmosferike (reshjeve dhe ngricave) nëpër të gjitha rrugët e Republikës së Kosovës, të kenë me vete pajisjet dimërore në automjetet e tyre si: (gomat e dimrit dhe zinxhirët përkatës).

 Veçanërisht për drejtuesit e automjeteve, kërkohet:

- Të përshtatni shpejtësinë në bazë të kushteve atmosferike dhe

- Të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve.

“Ministria e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është e përgatitur për mirëmbajtjen dimërore të Autoudhëve dhe Rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej në komunikatë thuhet se kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së janë të furnizuara me kripë sipas kontratave si dhe pajisjet për pastrimin e borës. Ne si ministri, do të bëjmë të pamundurën, që të bëjmë pastrimin e rrugëve, në mënyrë që të ketë qarkullim normal të automjeteve./Motilokal.com