Një grua ka rënë me veturën e saj në Ujëvarën e Niagaras. Ajo nuk mundi të mbijetojë nga rrymat e forta të ujëvarës, e cila u shpall e vdekur.
Në pamjet e publikuara, shihet një helikopter i rojeve bregdetare që qëndron mbi veturë, ndërsa një zhytës ulet poshtë dhe e tërhoq gruan nga vetura e saj.
Gruaja, për të cilën policia e Parkut të Shtetit të Nju Jorkut tha se ishte rreth të 60-tave, ishte e vetmja pasagjere që ndodhej në automjet. Nuk dihet se si vetura ka rënë në ujëvarë por sipas policisë rrugët ishin të rrëshqitshme për shkak të borës.
Më shumë se gjashtë milionë metra kub ujë kalon çdo minutë në ujëvarën që ndodhet në kufirin e SHBA-ve./Motilokal.com





