Një tërmet me magnitudë 6 ballë godet Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6 ballë godet Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6 ballë mëngjesin e sotëm ka goditur ishujt Tokara të prefekturës Kagoshima në Japoninë jugperëndimore.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) regjistroi tërmetin rreth orës 11:05 të mëngjesit sipas orës lokale (02:05 GMT).

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 20 kilometrash.

Agjencia raportoi gjithashtu mbi 200 lëkundje të një shkalle më të vogël në rajon që nga fundjava, , transmeton Anadolu Agency.

Nuk u lëshua paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Duke vënë në dukje se tërmetet mund të vazhdojnë dhe të rriten me intensitet, JMA paralajmëroi banorët e rajonit që të marrin masa paraprake./Motilokal.com