Thethi, kjo kërshëri e bukurisë magjepsëse e Alpeve Shqiptare [Foto]

Thethi, kjo kërshëri e bukurisë magjepsëse e Alpeve Shqiptare [Foto]

Stina e dimrit i dhuron pamje mahnitëse natyrës. E padyshim që gjatë kësaj stine bora zbukuron Alpet Shqiptare.

Thethi, i cili është një nga destinacionet më të lakmuara turistike, mes vendasve dhe vizitorëve të huaj, dëbora është pikërisht ajo që e ka zbukuruar këtë të shtunë parkun natyror, duke dhuruar shumë spektakël.

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit, fshatit malor në zemër të Alpeve Shqiptare, e bëjnë atë të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Në disa fotografi të publikuara nga “Thethipark” shfaqet natyra dhe bukuria e kësaj zone.

Thethi është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë.

Turistë të shumtë ngjiten në këto lartësi pikërisht për këto vlera emocionale.

Rrugëtimi më komod është aksi Shkodër – Malësi e Madhe-Bogë-Qafë-Thore-Theth, ku ja vlen të kalohet për pamjet e mahnitshme që të ndesh syri. Nga Shkodra do të kaloni në territorin e bashkisë Malësi e Madhe, do të vizitoni fshatin piktoresk të Bogës.

Thethi është magji turistike, sepse është tabloja më e bukur natyrore, ku vijat e telajos ngjiten dhe zbresin duke krijuar thyerjet më fantastike të peizazhit e pastaj zbresin si në një kupë në rrafshnajën e Thethit duke krijuar një shtrojë të gjelbër ku janë ngulur kullat shekullore, ashtu të ngurta prej guri që hahen me malet.

Thethi është një fshat në njësinë administrative Shalë në qarkun e Shkodrës dhe është qendra e Parkut Kombëtar të Thethit.

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Ai rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë./Motilokal.com

May be an image of mountain, tree and nature

May be an image of nature, tree, mountain and snow

May be an image of nature and snow

May be an image of tree and nature

May be an image of tree and nature

May be an image of snow, tree and nature

May be an image of nature

May be an image of nature, tree and mountain

May be an image of tree and nature

May be an image of tree and nature

May be an image of nature and tree

May be an image of mountain and nature

May be an image of nature and tree