Riciklimi nuk mund të reduktojë krizën e mbetjeve plastike, thanë disa ekspertët, duke u bërë thirrje kompanive të reduktojnë prodhimin e plastikës dhe të përdorin sa më shumë ambalazhe të ripërdorshme.
Heqja nga plastika e disponueshme dhe zgjedhja e plastikës së ripërdorshme janë ndër zgjidhjet që ekspertët besojnë se do të ndihmojnë në zbutjen e krizës, por theksuan se do të duhen ndryshime rrënjësore në sistemin e prodhimit.
Rreth 300 milion ton mbetje plastike gjenerohen çdo vit në mbarë botën, sipas Programit të Mjedisit të OKB-së.
Por më pak se 10% e plastikës së prodhuar riciklohet, pjesërisht për shkak se ato janë shumë të kushtueshme për t'u mbledhur dhe renditur. Pjesa tjetër e mbetjeve plastike përfundon në vendgrumbullime ku groposen ose digjen.
Ndërsa sistemi i riciklimit dobësohet, kompanitë e mëdha si Unilever, Coca-Cola dhe Nestle kanë filluar të investojnë në programet e djegies së mbetjeve plastike si lëndë djegëse, raporton Reuters.
Ndërkohë, prodhimi i plastikës parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2040.
"Riciklimi nuk mund të konkurrojë me mbiprodhimin", tha Von Hernandez nga “Break Free from Plastic”, një koalicion ndërkombëtar që bën thirrje për t'i dhënë fund ndotjes plastike.
“Pra, ajo që na nevojitet është një kufizim në prodhimin e plastikës së re”, tha ai.Motilokal.com
