Një stuhi bore ka përfshirë kryeqytetin rus, Moskën, që pritet të sjellë reshje historike, më intensive që prej vitit 1949.
Ria Novosti i përshkruan si reshjet më të dendura të pas-luftës dhe paralajmëron për reduktim të ndjeshëm të dukshmërisë në rrugë.
Mediat vendase shkruajnë se ky front i ashpër erdhi nga Mesdheu. Një ciklon që kaloi nga Ballkani e të hënën mbërriti në Bjellorusi.
Shkurtin e këtij viti, Moska u përball me një tjetër stuhi “apokaliptike” siç u përshkrua atëherë, e cila paralizoi trafikun, ndaloi fluturimet e dëshpëroi autoritetet lokale që nuk dinin sesi t`i bënin ballë.
Zyrtarët në Moskë thonë se do të bëjnë ç`është e mundur që trafiku të mos bllokohet dhe trotuaret të pastrohen nga bora, në mënyrë që të jenë të kalueshme./Motilokal.com

