Sot mot me diell dhe vranësira në Shqipëri

Sot mot me diell dhe vranësira në Shqipëri

Sot në Shqipëri parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare si dhe shtim të tyre përsëri gjatë mbrëmjes, të shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe rënie të temperaturave. Për shkak të temperaturave të ulëta do të bëhen ngricat përgjatë rrugëve kryesisht në zonat malore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 4 deri në 10 °C, ndërsa në zona malore -7 deri 0 °C.    

Dita e enjte pritet të jetë me mot të paqëndrueshme, me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar. Vende-vende reshjet e shiut do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 300 metër në veri dhe mbi 800 metër në juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore madje edhe në formën e stuhive të dëborës. Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme në zonat luginore dhe bregdetare. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 12 °C./Motilokal.com