Inteligjenca Artificiale mund të kthehet në një mjet perfekt për të eksploruar universin

Inteligjenca Artificiale mund të kthehet në një mjet perfekt për të eksploruar universin

Në përpjekjet tona për të kuptuar Universin, ne po bëhemi të pangopur, duke bërë më shumë vëzhgime sesa dimë se çfarë të bëjmë.

Satelitët lëshojnë qindra terabajt informacione çdo vit dhe një teleskop i cili po ndërtohet në Kili do të prodhojë 15 terabajt fotografi të hapësirës çdo natë. Është e pamundur që njerëzit t'i shoshitin të gjitha.

Siç tha astronomi Carlo Enrico Petrillo për The Verge: “Të shohësh imazhe të galaktikave është pjesa më romantike e punës sonë. Problemi është të qëndrosh i fokusuar.” Kjo është arsyeja pse Petrillo trajnoi një program Inteligjencës Artificiale (IA) për ta përdorur në kërkimet e tij.

Petrillo dhe kolegët e tij po kërkonin për një fenomen që në thelb është një teleskop hapësinor. Kur një objekt masiv (një galaktikë ose një vrimë e zezë) vjen midis një burimi të largët drite dhe një vëzhguesi në Tokë, ai përkul hapësirën dhe dritën rreth tij, duke krijuar një lente që u jep astronomëve një vështrim më të afërt të pjesëve tepër të vjetra dhe të largëta të Universit që duhet të bllokohen nga pamja.

Kjo quhet lente gravitacionale dhe këto lente janë çelësi për të kuptuar se nga është krijuar Universi. Megjithatë, deri më tani, gjetja e kësaj përgjigjeje ka qenë një punë e ngadaltë dhe e lodhshme.

Këtu hyn inteligjenca artificial dhe gjetja e lenteve gravitacionale është vetëm fillimi. Sipas profesorit të Stanford, Andrew Ng, kapaciteti i Inteligjencës Artificiale është të automatizojë çdo gjë “që një individ mund të bëjë, me më pak se një sekondë mendim”. Më pak se një sekondë nuk tingëllon si shumë, por kur bëhet fjalë për të analizuar sasi të mëdha të të dhënave të krijuara nga astronomia bashkëkohore, kjo është një mrekulli.

Kjo valë astronomësh të Inteligjencës Artificiale nuk po mendon vetëm se si kjo teknologji mund të rendisin të dhënat. Ata po eksplorojnë atë që mund të jetë një mënyrë krejtësisht e re e zbulimit shkencor, ku inteligjenca artificiale harton pjesët e Universit që nuk i kemi parë asnjëherë më parë.

Teoria e relativitetit e Ajnshtajnit e parashikoi këtë fenomen që në vitet 1930, por shembulli i parë nuk u gjet deri në vitin 1979. Pse? Epo, hapësira është shumë, shumë e madhe dhe u duhet shumë kohë që njerëzit ta shikojnë atë, veçanërisht pa teleskopët e sotëm. Kjo e ka bërë gjuetinë për lentet gravitacionale një çështje pjesë-pjesë deri më tani.

"Lentet që ne kemi tani janë gjetur në mënyra të ndryshme", thotë Liliya Williams, një profesore në astrofizikë në Universitetin e Minesotës, për The Verge. “Disa janë zbuluar rastësisht, nga njerëz që kërkojnë diçka krejtësisht të ndryshme. Janë gjetur disa nga njerëzit që i kërkonin, përmes dy ose tre anketave. Por të tjerët u gjetën në mënyrë të vrazhdë.”/Motilokal.com