Fshati suedez Naimakka të hënën, më 6 dhjetor, për herë të parë në 30 vjet, ka shënuar një rekord të temperaturës, ku termometri regjistroi minus 43.8 gradë Celsius, shkruan The Local Sweden.
Siç shpjegohet nga meteorologia e Institutit Suedez të Hidrologjisë dhe Meteorologjisë (SMHI) Emma Harenstam, në mesditë janë regjistruar vlerat në nivelin minus 42.7 gradë. Në orët e pasdites temperatura ka zbritur në gati 44 gradë nën zero. Sinoptikanët nuk përjashtojnë që të martën, më 7 dhjetor, të vijojë të bjerë dhe të thyejë rekorde të reja. Naimakka do të jetë më e ngrohtë të mërkurën si pjesa tjetër e Suedisë.
Naimakka është një nga vendet më të ftohta në Suedi gjatë stinës së dimrit. Fshati ndodhet pikërisht në kufi, në veri të vendit dhe mund të arrihet vetëm përmes Finlandës. Në fshat jetojnë vetëm dy persona. Në veri të Suedisë, për arsye sigurie, lëvizja e trenave është pezulluar.
Rekordi i temperaturave më të ulëta të ajrit që është regjistruar në Suedi, më 2 shkurt 1966, kur termometrat treguan minus 52.6 gradë Celsius. Për më tepër, një nga më të ftohtit ishte 30 dhjetor 1978 (minus 48.9 gradë). Vendi nuk ka pasur të ftohtë si dhjetori 2021 për 30 vjet./Motilokal.com
