Dobitë e përdorimit të biçikletës

Dobitë e përdorimit të biçikletës

Përdorimi i biçikletës është padyshim një nga metodat më ekonomike dhe më të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë. Përdorimi i biçikletës konsiderohet si një aktivitet fizik i moderuar, i dobishëm njëherësh si për shëndetin, ashtu edhe për mjedisin.

Dobitë që sjell në shëndet përdorimi i biçikletës janë të shumta. Ndër to është edhe forcimi i nyjeve e gjymtyrëve të poshtme (gjunjët dhe kërdhokullat).

Ortopedi dr. Nderim Salihaj përmes një postimi në Facebook ka treguar për dobitë e biçikletës. 

“Ngasja e biçikletës konsiderohet një nga aktivitetet më të mira për nyjet e gjymtyrëve të poshtme (gjunjët dhe kërdhokullat). Lëvizjet e pedaleve ushtrojnë presion të ulët në nyje duke rritur njëkohësisht amplitudën e lëvizjeve dhe përmirësuar cilësinë dhe lëvizjen e lëngut në nyje. Gjithashtu forcohet muskulatura e këmbëve dhe trungut trupor dhe njëkohësisht ke mundësinë të relaksohesh me pamjet fantastike që të ofron natyra duke  përmirësuar gjendjen e shëndetit mendor”, ka shkruar ortopedi Salihaj./Motilokal.com