Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë tërë territorin e Shqipërisë, ka shkaktuar probleme edhe në disa zona.
Ndërsa sipas njoftimeve situata në Qarkun Korçë është normale dhe pa probleme emergjente. Reshjet e shiut dhe të dëborës në lartësitë mbi 1000 metra kanë qenë me intensitet të ulët dhe të përkohshme duke mos krijuar probleme.
Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme e pa probleme, po ashtu edhe ato rurale janë të hapura. Ka patur prurje të përrenjve nga mali i Gramozit në Bashkinë Kolonjë, për të cilat po punohet për evitimin e problemeve të ndryshme.
Ka patur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në Zonën e Gores, Bashkia Pogradec, si dhe në fshatrat Vithkuq dhe Panarit, bashkia Korçë. Grupet e punës janë terren për riparimin e defekteve. Të gjitha institucionet janë në monitorim të situatës./Motilokal.com
