Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të Shqipërisë. Nga reshjet e shiut qindra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në Shkodër.
Majlinda Angoni – Prefekte në Qarku e Shkodrës ka njoftuar se në njësinë administrative Ana e Malit u përmbyt rreth 200 hektarë tokë bujqësore për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Balvaderit.
Situata po monitorohet autoritetet lokale qe këshillojnë qytetarët të evitojnë këto ditë udhëtimet drejt zonave turistike te Thethit.
“Niveli i hidrocentraleve është normal. Bashkitë kanë detyrë ligjore, të marrin përgjegjësitë për të zbatuar planet e emergjencave civile për monitorimin e situatës. Kjo do të jetë në bashkëpunim me sektorin e emergjencave civile. Sapo kemi kontaktuar edhe me ARRSH-në dhe deri tani firmat kontraktuese janë në gjithë segmentet që kanë në ngarkim. Në qarkun e Shkodrës të gjitha rrugët janë të aksesueshme”, u shpreh Angoni.
Nga reshjet në disa fshatra në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës ka pasur dhe shkëputje të herëpashershme të energjisë./Motilokal.com
