Reshje bore në Valbonë, lëvizja me goma dimri dhe zinxhirë

Reshje bore në Valbonë, lëvizja me goma dimri dhe zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin përgjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve, por akset janë të kalueshme.

Sipas ARRSH-së, në aksin Bajram Curri-Valbonë dhe Berat-Çorovodë ka pasur rënie të shumta gurësh dhe inertesh, të cilat janë pastruar nga kontraktori dhe qarkullimi kryhet normalisht.

“Në Valbonë duke filluar nga km 18 po bien reshje bore, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë”, bën të ditur ARRSH./Motilokal.com

May be an image of nature, tree, road and snow

May be an image of 2 people, people standing and road

May be an image of 1 person and road