Si pasojë e motit të ligë është pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat në Vlorë.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 06.12.2021 do të jetë në drejtimin jug- jugperëndim në forcën 4-5bft 08-10 m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë në datën 06.12.2021/16:00”, thuhet në njoftimin e Portit të Vlorës.
Për shkak të motit të ligë dhe erërave të forta, janë shkaktuar përmbytje në rrugë në disa zona të vendit si dhe ka pasur probleme me energjinë elektrike./Motilokal.com
