Reshjet e shiut që kanë filluar të bien qysh në orët e para të mbrëmjes të së dielës, po vazhdojnë edhe sot.
Sipas tabelës që tregon gjendjen e rrugëve në Kosovë të menaxhuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Pothuajse të gjitha magjistralet përveç asaj Pejë – Kullë nuk janë të mbuluara me dëborë.
Në qytete është duke rënë shi tash e disa orë pa ndërprerë ndërsa në viset e larta malore po bie edhe borë./Motilokal.com
