Përkeqësohet moti në Shqipëri! ARRSH: Udhëtoni me kujdes në ditët me shi

Përkeqësohet moti në Shqipëri! ARRSH: Udhëtoni me kujdes në ditët me shi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka këshilluar të gjithë përdoruesit e mjeteve që të udhëtojnë me kujdes në ditët me shi. Me anë të një njoftimi, ARRSH bën të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale. Po ashtu, kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë.

NJOFTIMI I ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje  me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale. Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë./Motilokal.com