Shi e borë, ky është parashikimi i motit në Kosovë

Shi e borë, ky është parashikimi i motit në Kosovë

Moti sot në Kosovë do të mbajë me vranësira e reshje shiu, ku gjatë natës do të shndërrohen në borë. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 7 °C.

Dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 1 °C.

Në mëngjes ftohtë e me ngrica, ditën kryesisht me diell do të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga -4 deri në 1 °C./Motilokal.com