Java nis me shi e borë në Shqipëri

Java nis me shi e borë në Shqipëri

Moti në Shqipëri nis me vranësira reshje shiu. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërsa në jug-jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet më të lartë në formë të rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 300 metër parashikohen edhe reshje bore me intensitet mesatar të cilat zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së martës. Nga institucionet përgjegjëse është paralajmëruar edhe për përmbytje nga reshjet e mëdha që pritet të bien.

Sot do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, priten edhe reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 11 °C.

Dita e marte do të jetë me vranësira mesatare të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Temperaturat do të luhatën prej 7 deri në 8 °C.

Me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare pritet të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 9 °C./Motilokal.com