Policia e Kosovës viziton banorët e ngujuar nga bora në Rugovë

Policia e Kosovës viziton banorët e ngujuar nga bora në Rugovë

Pas raportimit se në Rugovë një qytetar ka mbetur i bllokuar nga reshjet e mëdha të borës dhe mospastrimit të rrugës, sot Policia e Kosovës ka vizituar banorët e kësaj pjese.

“Dje, më datë 02.12.2021, nga disa media elektronike është raportuar për një qytetar, i cili ka deklaruar se është bllokuar nga bora në fshatin Stankaj në Bjeshkët e Rugovës. Sot, më datë 03.12.2021, në orët e hershme të mëngjesit, Policia Kufitare gjegjësisht Drejtoria e Policisë Kufitare” Perëndimi” në Gjakovë, kanë vizituar qytetarët e bllokuar G.F si dhe D.N me qëllim që të ju dalin në ndihmë bazuar në nevojat që ata mund të kenë. Qytetarët janë ndihmuar nga patrulla kufitare që të lëvizin me veturën e tyre dhe  të dalin në rrugë të kalueshme ku pastaj ata kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin e tyre në fshatin Stankaj”, thuhet në njoftimin e Policisë./Motilokal.com

May be an image of snow, road, nature and tree

May be an image of snow and nature

May be an image of nature, snow, road and tree

May be an image of snow, tree and nature