Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme të mëdha në Berat dhe Skrapar

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme të mëdha në Berat dhe Skrapar

Reshjet e dëborës që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në qarkun Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë.

Ndërsa për shkak të dëmtimit të fidrit elektrik të Potomit, prej më shumë se 24 orësh janë pa drita 4 fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq. Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj./Motilokal.com