Moti i ligë me reshje shiu dhe erëra të forta kanë bërë që të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të peshkimit.
Sipas kapitenerisë janë njoftuar të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe janë marre masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datës 03.12.2021.
Për shkak të kushteve të këqija të motit ka mbërritur me 7 orë vonesë trageti nga Italia.
Ndërkohë pritet që përmirësimi i situatës të jetë pas 04.12.2021.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për 24 orët në vazhdim në datën 03.12.2021 kjo është situata.
Era në drejtimin jug-juglindje dhe jugperëndim në forcën 5-6bft 10-15m/s, ndërsa lartësia e dallgëve është 0.50-1.50 metër brenda gjirit të Vlorës dhe në forcën 7-8 bft/ 15-20 m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra jashtë gjirit të Vlorës. Si rrjedhojë Kapiteneria ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit./Motilokal.com
