Shi e borë, moti sot dhe ditëve të fundit të javës në Kosovë

Shi e borë, moti sot dhe ditëve të fundit të javës në Kosovë

Moti sot në Kosovë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë do të krijoj kushte për mot kryesisht të vranët e me reshje lokale shiu dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten reshje bore dhe rënie të temperaturave.

Sot do të mbajë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, duke u pasuar me fjolla bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 5 deri në 10 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 5 °C.

E diela do të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 9 °C./Motilokal.com