Reshje shiu e bore sot dhe fundjavë në Shqipëri

Reshje shiu e bore sot dhe fundjavë në Shqipëri

Moti sot dhe fundjavë në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, me vranësira e reshje shiu. Përgjatë bregdetit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në alpe priten reshje bore me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1100 metër në verilindje të vendit me intensitet të ulët.

Sot e premte do të kemi mot me vranësira e reshje shiu të shoqëruar me erë. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 11 deri në 15 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu në mëngjes, nga mesdita pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 12 °C.

E diela do të jetë me mot të vranët e me reshje të mëdha shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 11 °C./Motilokal.com