Pamje përrallore nga Puka, aty ku kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet e mbuluar nga bora

Pamje përrallore nga Puka, aty ku kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet e mbuluar nga bora

Fjollat e borës kanë zbardhur qytetin e Pukës, duke ofruar një pamje vërtetë magjike dhe duke  kombinuar mjaft bukur liqenin dhe malet me ‘vellon’ e bardhë.

Puka shtrihet në qendër të Shqipërisë Veriore, në një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, mbulesa të dendura pyjore, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.

Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë, mjaft të përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut) dhe për veprimtari të tjera rekreative, çlodhëse e argëtuese.

Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta.

Më poshtë ju sjellim disa foto të borës nga qyteti i bukur i Pukës të shkrepura mjeshtërisht nga fotografi dhe ambientalisti Ilir Shyti./Motilokal.com

May be an image of lake, snow, nature and tree

May be an image of snow, nature and tree

May be an image of nature, tree and lake

May be an image of nature, tree and snow