Deti i trazuar si pasojë e motit të ligë ka nxjerrë në breg një breshkë “Kareta-Kareta” në Durrës.
Breshka e ngordhur është konstatuar ditën e sotme buzë detit në shëtitoren bregdetare “Taulantia” të Durrësit. Këto breshka cilësohen si specie të rralla dhe në rrezik zhdukjeje.
Ndryshimet klimatike i kanë sjellë këto specie drejt ujërave shqiptare. Vitet e fundit, në bregdetin e Durrësit kanë dalë të ngordhura disa breshka të përmasave të mëdha dhe të pazakonta për ujërat tona. Sipas detarëve, shkak i ngordhjes së breshkave mund të jetë ndotja e ujërave detare, veçanërisht nga plastikat.
“Kareta-Kareta” është breshkë oqeanike e shpërndarë në të gjithë botën dhe i përket familjes se Cheloniidae./Motilokal.com
