Reshje bore dhe ngrica në Dibër/ Nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë

Reshje bore dhe ngrica në Dibër/ Nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë

Drejtoria e Policisë në Dibër, ka njoftuar me gjendje e rrugëve për shkak të reshjeve të dëborës që kanë krijuar ngrica dhe vështirësi në rrugë.

Si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave qarkullohet vetëm me zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë; Bulqizë-Klos; Klos-Qafë Murrizë.

Aksi rrugor Klos-Mat- është i hapur, aktualisht pa probleme.

“Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbërit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore”, thuhet në njoftim.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të akullit e të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, të rrisin vigjilencën si dhe të shmangin qarkullimin e pa nevojshëm./Motilokal.com

May be an image of 2 people, snow, road and text that says '30 POLICIA'

May be an image of 1 person, road and snow

May be an image of 1 person, road and snow

May be an image of 1 person, road, snow and text that says 'AA AA540TS 540TS'