Qyteti i Peshkopisë është zbardhur nga bora që ka rënë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Reshje dëbore ka pasur në gjithë qarkun e Dibrës, ku trashësia e dëborës arrin në rreth 5 centimetra dhe në zonat malore shkon deri në 20 cm.
Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra, pasi janë këputur telat dhe janë shembur shtyllat. Ka një situatë problematike në Lurë, e cila për momentin është izoluar. Po kështu qarkullimi është bllokuar në Trebisht dhe disa fshatra të njësisë së Ostrenit.Motilokal.com
