Troket dimri, bie borë në Kosovë [Foto]

Troket dimri, bie borë në Kosovë [Foto]

Ashtu siç kemi paralajmëruar javë më parë dhe ditët e fundit sonte në Prishtinë kanë filluar të bien fjollat e para për këtë sezon, e cila u shoqërua me rënien e temperaturave dhe pas reshjeve të dendura të shiut.

Përveç Prishtinës, reshje bore sonte pati edhe në qytete të tjera, ndërsa në zonat malore si në Rugovë, Brezovicë, Prevallë, Dragash reshjet e borës kanë rënë me intensitet më të lartë. Temperaturat në këto momente është 1 °C. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës.

Motilokal do ju mbajë të informuar në kohë reale më më të rejat e motit nga vendi, rajoni dhe bota./Motilokal.com

May be an image of sky

May be an image of snow and text that says 'motilokal.com'