Stuhia e fortë godet Shqipërinë, del nga shtrati lumi Vjosa

Stuhia e fortë godet Shqipërinë, del nga shtrati lumi Vjosa

Moti i ligë që ka përfshirë Shqipërinë me reshje të dendura shiu që kanë rënë dhe vijojnë të bien në zonën e Leskovikut dhe Përmetit prej ditës së djeshme dhe në vijim ka bërë që prurjet në lumin Vjosa te jenë të mëdha duke bërë që ne disa pika të ketë dhe dalje nga shtrati.

Në këto momente shirat vijojnë të jenë me intensitet te larte në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit.

Në zonën e Përmetit niveli i Vjosës ka arritur 5.3 m ndërkohë qe pika kritike është 5.4.

Kjo situatë mund të sjell përmbytje në orët në vijim, ndërkohë që situata po monitorohet në terren, dhe pikërisht në urën e Mifolit./Motilokal.com