Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në disa akse rrugore të Shqipërisë

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në disa akse rrugore të Shqipërisë

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se akset që kanë probleme janë Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë  Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Më tej ARRSH njofton se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, por përdoruesit e mjeteve duhet të kenë kujdes.

Këshillohet që të gjithë të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë./Motilokal.com

May be an image of 1 person and road

No photo description available.

May be an image of 2 people, road and street

May be an image of outdoors

May be an image of 2 people, people standing, road and tree

May be an image of road

May be an image of 3 people and road