Dimri mbërrin në Kukës [Foto]

Dimri mbërrin në Kukës [Foto]

Ashtu siç kemi paralajmëruar javë më parë dhe ditëve të fundit në Kukës kanë nisur reshjet e dëborës. Dëbora ka nisur në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje e Topojani, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë dimrin.

Në këto zona si Shishtaveci, bora ka zbardhur të gjithë territorin. Nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike. Dëborë ka rënë edhe në malin e Gjallicës dhe pritet që në ditët në vijim të zbres edhe zonat e ulëta poshtë saj.

Situata në Qarkun Kukës sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar.

Sipas njoftimeve rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie inertesh në disa segmente rruge por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët që kanë në performancë këto rrugë është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin./Motilokal.com

May be an image of road

May be an image of 1 person, car, road and snow

May be an image of snow

May be an image of 1 person, sky, road, snow and tree

May be an image of snow