Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt disa rrugë në Vlorë

Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt disa rrugë në Vlorë

Reshjet e shiut të rëna me intesitet të lartë mbrëmjen e djeshme, kanë sjellë dhe probleme në rrugët e qytetit të Vlorës duke përmbytur disa nga akset rrugore te qytetit.

Lungomare, zona te Albano dhe Romina janë disa nga zonat nën pushtetin e shiut mbrëmjen e së dielës.

Disa automjete kanë pësuar defekte në momentin që kanë tentuar të kalojnë rrugën. Vështirësi kanë hasur dhe kalimtarët pasi trotuaret ishin përmbytur nga uji.

Ndërsa disa lagje të qytetit bregdetar që prej vitesh përmbyten për shkak të infrastrukturës dhe mungesës së kanalizimeve.

Ditën e sotme pritet të ketë sërish përmbytje për shkak të reshjeve të shiut me intensitet të lartë./Motilokal.com

Pamje të veturave në ujë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.