Me depërtimin e masave të ftohtat të ajrit në Kosovë, sot pritet që në ultësira të regjistrohen reshjet e para të borës në orët e para të mbrëmjes, të shoqëruara edhe me erë të fortë gjatë natës. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe të martën në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 9 °C.
Dita e marte do të jetë me kryesisht të vranët dhe të ftohtë, në mëngjes me erë, e vende-vende me reshje e bore. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 1 °C.
Në mëngjes ftohtë e me ngrica, ditën kryesisht me diell do të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 7 °C./Motilokal.com
