Me depërtimin e masave të ftohtat të ajrit në Kosovë, pritet që në ultësira të regjistrohen reshjet e para të borës të hënën në orët e para të mbrëmjes, të shoqëruara edhe me erë të fortë gjatë natës. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe të martën në pjesën e parë të ditës. Temperaturat gjatë ditës së hënë do të lëvizin nga 6 deri në 9 °C.
Edhe në Shqipëri përgjatë ditës së hënë dhe të martë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, me vranësira e reshje shiu të herëpasherëshme. Të hënën në lartësinë mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e borës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje. Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësinë 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 9 °C./Motilokal.com
