'Bujqësia, pyjet, uji janë më të rëndësishme se kurrë më parë'

'Bujqësia, pyjet, uji janë më të rëndësishme se kurrë më parë'

Bujqësia, pyjet dhe uji janë bërë më të rëndësishme se kurrë më parë, ka deklaruar ministri turk i bujqësisë dhe pylltarisë.

"Krijimi i një ekonomie të qëndrueshme mbi bazën e një ekonomie të gjelbër është tani i pashmangshëm", tha ministri i bujqësisë Bekir Pakdemirli.

Ai vuri në dukje se për tre vitet e fundit, bota po përballet me një periudhë të vështirë në të cilën struktura e prodhimit është tronditur thellë, zinxhirët e furnizimit janë alarmuar dhe luhatjet e shpejta në tregjet e mallrave kanë nxitur ankth dhe pasiguri, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe ndryshimet klimatike.

Duke u ndalur tek inflacioni, ai tha se për shkak të kërkesës së tepërt, problemeve logjistike, problemeve të punës dhe kostove të larta të energjisë, ka rritje të shpejtë të çmimeve të ushqimeve./Motilokal.com