Landfilli i vdekjes në Bosnje-Hercegovinë, Komisioni Evropian rekomandon krijimin e një strategjie

Landfilli i vdekjes në Bosnje-Hercegovinë, Komisioni Evropian rekomandon krijimin e një strategjie

Komisioni Evropian i rekomandon Bosnjë-Hercegovinës të hartojë një strategji për menaxhimin e mbetjeve.

Në raportin e tij të fundit, komisioni i kërkon këtij shteti të mbyllë landfillet, të cilët nuk përmbushin kushtet e duhura.

Euronews shkoi në landfillin e diskutueshëm të Uborakut afër Mostarit, duke takuar Omer Ujdur, pjesë e lëvizje protestuese kundër asaj që fqinjët e quajnë depoja e vdekjes.

“Erdhëm këtu në landfill të marrim një mostër të ujit. U përpoqëm ta marrim në mënyrë ligjore por nuk patëm sukses. Ndaj duhet të sigurojmë mostra në këtë mënyrë dhe t’i dërgojmë për analiza”, tha Ujdur.

Analiza e ujit tregon vlera 100 herë më të larta të arsenikut nga sa lejohet. Një gamë e gjerë treguesish të metaleve të rënda janë gjithashtu mbi nivelet ligjore.

Vendasit fajësojnë depon e mbetjeve  për keqformime të bebeve të palindura, kancer dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse.

“Njerëzit këtu së fundmi vdesin kryesisht për shkak të kancerit. Kjo është arsyeja pse ne zakonisht themi se ky është landfilli i vdekjes. Këtu ka rreth 140 familje dhe këtë mëngjes jam përpjekur të kujtoj afërsisht 14-15 nga fqinjët e mi që vdiqën nga kanceri në 10 vitet e fundit”, tha një banor.

Faktet dihen, por shumë pak gjëra kanë ndryshuar, por përse?

Mostari është qeverisur për dekada nga nacionalistët kroatë dhe boshnjakë. Partitë politike vendosën të emëruarit e tyre në pesë kompanitë e menaxhimit të mbetjeve, duke i përdorur për të ndihmuar në financimin e fushatave zgjedhore. Vendasit i quajnë ndryshe mafia e mbetjeve./Motilokal.com