Sot Shqipëria është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të borës në disa zona malore. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e rrugëve si pasojë e reshjeve të bores që kanë përfshirë zonën e Jugut.
"Filluan reshjet e borës në Boboshticë-Dardhë. Mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e këtij aksi. Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore", thuhet në njoftimin e ARRSH-së./Motilokal.com




