Moti i ligë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

Moti i ligë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

Moti i ligë gjatë ditës së sotme ka përfshirë edhe Shqipërinë, që ka bërë të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Ndërsa anijet pasagjere dhe të tjerat nuk kanë kufizimi.

Duke nisur nga dita e sotme, deri në fund të muajit parashikohet mot me reshje dhe erëra të forta në gjirin e Vlorës. Në drejtimin jug-juglindje dhe jug-jugperëndim është forca 4-5 ballë brenda  gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 ballë, 10-15m/s deri në 7-8 ballë/  15-20m/s dhe lartësi dallgë nga 1.50 deri 3.50 metra.

Përmirësimi i situatës meteorologjike në  gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 30.11.2021 në orën 12:00./Motilokal.com