Pavarësisht se ishte në proces mbylljeje, termocentrali më i ndotur i Spanjës me qymyr u rikthye në punë mes rritjes së çmimeve të energjisë dhe të ftohtit mbarëkombëtar.
Termocentrali “As Pontes” ka qenë në proces mbylljeje që nga fundi i vitit 2019 - në të njëjtin vit kur Komisioni Evropian e renditi atë si emetuesin numër një të dioksidit të karbonit në Spanjë dhe numrin 17 në BE.
Pas disa muajsh çmontimi, përderisa Spanja po shikonte drejt burimeve më të pastra të energjisë, aktiviteti i uzinës u ndal plotësisht verën e kaluar.
Por, çmimet e energjisë elektrike janë rritur së fundmi në Spanjë, me çmimin me shumicë të energjisë elektrike që arriti në 236 euro për megavat-orë. Nëntorin e kaluar, mesatarja mujore ishte vetëm 42 euro.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës, familjet kanë paguar 63% më shumë për energji elektrike muajin e kaluar sesa në tetor të 2020-ës.
Kjo ka ndihmuar në shtytjen e inflacionit në vend në nivelet më të larta që nga viti 1992, duke arritur në 5.4% më të lartë se sa pritej në tetor.
Rritja e çmimeve ka përkuar me një valë të ftohtë që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta.
I ftohti e bëri edhe më të dukshme renë e avullit që ngrihej nga pirgjet e “As Pontes”.
Spanja është zotuar të eliminojë plotësisht përdorimin e qymyrit deri në vitin 2030./Motilokal.com
