Thellohet bilanci tragjik, shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Thellohet bilanci tragjik, shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Numri i viktimave të tërmetit të së martës vazhdon të rritet. Deri me tani 46 është numri i viktimave të nxjerrë nga rrënojat e tërmetit.

Katër viktimat e fundit janë nxjerrë në zonën e Ish-Kënetës, në familjen Lala, rreth orës 17:15. Nga rrënojat janë nxjerr tre fëmijët dhe nëna e tyre. Një bilanc tragjik që pritet të rritet akoma më shumë.

Ekipet e shpëtimit gjatë tërë ditës kanë kërkuar për personat e mbetur nën rrënoja. /Motilokal.com