Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci, sot në stinën e vjeshtës.
Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 630.72 metra mbi nivelin e detit ose 4.28 metra nën nivelin e kapërderdhjes.
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit sot është 644.06 metra mbi nivelin e detit ose 5.79 metra nën nivelin e kapërderdhjes./Motilokal.com
“Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji! I domosdoshëm shpenzimi racional i ujit, në çdo kohë, në secilën stinë të vitit”, thuhet në apelin e KRU “Prishtina”./Motilokal.com
