Akrepat vdekjeprurës bëjnë për spital 500 egjiptianë pas përmbytjeve

Akrepat vdekjeprurës bëjnë për spital 500 egjiptianë pas përmbytjeve

Përmbytjet në Egjiptin jugor kanë bërë që akrepat të largohen me forcë nga vendet e tyre të fshehta dhe të hyjnë në shtëpitë e njerëzve. Qindra banorë kanë pësuar lëndime si pasojë e pickimit nga akrepat.

Rreth 503 persona mësohet se janë shtruar në spital pasi janë pickuar. Simptomat përfshijnë dhimbje të forta, ethe, djersitje, të vjella, diarre, dridhje muskulore dhe dhimbje koke.

Për fat të mirë, të gjithë pacientëve iu është dhënë doza anti-helm dhe janë larguar nga spitali.

Lëndimet ndodhën në provincën e Aswanit ku rrebeshet e shiut e breshërit dhe bubullimave kanë bërë kërdinë. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonat ku ka shumë pemë ose, akoma më mirë, të qëndrojnë në shtëpi.

Çfarë janë akrepat me bisht të trashë?

Egjipti është shtëpia e akrepave me bisht të trashë - një nga llojet më të rrezikshëm në botë. Ato gjenden në të gjithë rajonet gjysmë të thata dhe të thata të Lindjes së Mesme dhe Afrikës dhe mund të rriten deri në 9 cm të gjata.

Helmi nga një bisht i zi mund të vrasë një njeri në më pak se një orë.

Aswan është në deltën e Nilit, një zonë të cilën Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) e quajti si një nga tre pikat e nxehta "ekstreme" të cenueshmërisë në botë në vitin 2018.

Kjo do të thotë se nuk ka dyshim se përmbytjet po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Me këtë rast, pati ndërprerje të energjisë në të gjithë krahinën dhe rrugët e përmbytura çuan në dëmtime të shtëpive, automjeteve dhe fermave. Tre persona kanë humbur jetën nga moti ekstrem./Motilokal.com